Pejë: Arrestohet një person për dhunim, viktima më herët ishte raportuar e zhdukur

Një person është arrestuar në Pejë gjatë ditës së djeshme, nën dyshimin për kryerje të veprës penale të dhunimit. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e viktimës, e cila më 19 shkurt 2026 ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj. “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit,…

Lajme

22/02/2026 08:52

Një person është arrestuar në Pejë gjatë ditës së djeshme, nën dyshimin për kryerje të veprës penale të dhunimit.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e viktimës, e cila më 19 shkurt 2026 ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Raporti i plotë:

Pejë / 19.02.2026 – 16:00

Më 21.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës femër kosovare. Viktima dy ditë më parë ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/