Peja në finale kundër Prishtinës
Peja mposhti Yllin me rezultat të thellë 95:66 dhe siguroi kualifikimin për në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, ku do të ndeshet me rivalin e madh, Sigal Prishtiinën.

Sport
Peja është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në basketboll.
Skuadra verdh e zi triumfoi lehtësisht ndaj Yllit me rezultat të thellë 95:66, duke e siguruar ballafaqimin me Sigal Prishtinën, të dielën.
Peja e dominoi ballafaqimin duke u shkëputur në rezultat pas periudhës së parë të lojës, dhe nuk ishte asnjëherë në rrezik.
Ylli u mundua të rikthehej në lojë por nuk ishte në nivelin e zakonshëm.