Pedro frikëson Barcelonën
Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez ka befasuar duke thënë se nuk e di nëse do të mbetet në klub. Ai thekson se tani është i përqendruar në Kampionatin botëror me Spanjën, pastaj do të bisedojë me gjigantin katalan.

Sport
Pedro Rodriguez ka befasuar duke hedhur dyshime mbi qëndrimin e tij në Barcelonë.
Një ditë pasi Gerard Pique e njoftoi selektorin e Spanjës, Vicente del Bosque se mesfushori Cesc Fabregas nuk do të mbetet në Barcelonë, një tjetër yll i gjigantit katalan ka lënë në dyshim qëndrimin e tij në Camp Nou.
“Nuk e di se çka do të ndodhë me të ardhmen time”, deklaroi Pedro gjatë një konference për shtyp, njofton Sport.es.
“Sot për sot nuk di asgjë, jam i qetë sepse jam i përqendruar me Kombëtaren në Kampionatin botëror, që është shumë i rëndësishëm. Kur do të vjen koha për të vendosur diçka, do të bisedoj me klubin dhe do të shohim se qka ndodh”, u shpreh ai.