Pecit i mbetet “hatri” që s’i ftoi presidentja: S’mendoj kurrgjë për këtë- seanca sot e njëjtë por gjithnjë ekziston opsioni i zgjedhjeve

Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar para seancës së 19-të ku tha se nuk pret që sot të ketë ndonjë ndryshim pasi seanca do të vazhdojë njësoj, me propozimin për votimin e komisionit për votim të fshehtë. Peci tha se koalicioni i tyre ka reflektuar dhe ka propozuar forma të ndryshme për të…

Lajme

21/05/2025 10:34

Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar para seancës së 19-të ku tha se nuk pret që sot të ketë ndonjë ndryshim pasi seanca do të vazhdojë njësoj, me propozimin për votimin e komisionit për votim të fshehtë.

Peci tha se koalicioni i tyre ka reflektuar dhe ka propozuar forma të ndryshme për të zhbllokuar situatën.

“Vazhdimi i seancës me pikën e njëjtë të rendit të ditës propozimi për votimin e komisionit për votim të fshehtë. Ne kemi reflektuar në forma të ndryshme dhe kemi treguar se jemi të hapur për të diskutuar për partneritet e koalicione. Ajo që nuk mundet… apo në rast se e quani reflektim që opozita të gjedhë kandidaten për partinë fituese atëherë kjo është tentim për të imponuar kandidaten”, deklaroi Peci, shkruan lajmi.net.

Tutje Peci është pyetur se a mendon se presidentja Vjosa Osmani do t’i ftojë në takim ashtu sic i ftoi liderët  e tjerë të partive në vend, ku tha se s’mendon asgjë.

“Jo s’po mendoj kurgjo, në rast se na fton ne çdoherë jemi të gatshëm me marrë ftesë. Kam dhënë një opinion të mëhershëm kanë ekzistu dy opsione se qysh është dashur të organizohen takimet me partitë.E drejtë e saj se qysh ka vendosur”, shtoi ai.

Po ashtu Peci tha se nga partia e tyre s’kanë pasur ndonjëherë interes për postin e kryeparlamentarit.

“S’ka pas asnjëherë kërkesë apo interesim të tillë nga ne për kreyparlametnar. Ajo cka ka thënë kryeministri tregon pjesën tjetër të medaljes se çfarë kërkon dikush. Në raport me Guxo nga fillimi i partneriteti në 2020 ka qenë vazhdimisht shumë korrekt dhe i kujdesshëm”, tha ai.

Deputeti i Guxo tha se opsioni i zgjedhjeve është gjithnjë i hapur në vend.

“Gjithë është si opsion, njëri nga opsionet që mendoj se s’do të ishte opsion i mirë për Kosovën , por nëse shkojmë pafundësisht në bllokadë është për zgjedhje.Por edhe për zgjedhje ne duhet që si fillim të zgjedhim kryetarin e kuvendit”./Lajmi.net/