Peci u raportua se refuzoi t’ia jap kodin e telefonit Prokurorisë – Çka pritet tash?
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u raportua dje se ka refuzuar që t’ia jap kodin e telefonit të tij Prokurorisë për inspektim. Kjo vjen pasi ai është i akuzuar në rastin për kontratën me mbetje shtazore, shkruan lajmi.net Çka pritet të ndodh tash? Në lidhje me këtë çështje, lajmi.net e ka kontaktuar avokatin e njohur…

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u raportua dje se ka refuzuar që t’ia jap kodin e telefonit të tij Prokurorisë për inspektim.
Kjo vjen pasi ai është i akuzuar në rastin për kontratën me mbetje shtazore, shkruan lajmi.net
Çka pritet të ndodh tash?
Në lidhje me këtë çështje, lajmi.net e ka kontaktuar avokatin e njohur Ardian Bajraktarin.
Ai tha se bazuar në Kushtetutë, Peci nuk mund të detyrohet që marr çfarëdo veprimi përmes të cilit mund ta inkriminon vetën e tij.
“Referuar dispozitave të legjislacionit në fuqi, e po ashtu edhe praktiken e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, (GJEDNj), ku sipas nenit 53 të Kushtetutës sonë, çështja e të drejtave dhe e lirive të njeriut të garantuara me Kushtetutë, duhet të interpretohen në harmoni me vendimet e kësaj gjykate, i pandehuri nuk mund të detyrohet në çfarëdo veprimi përmes të cilit mund ta inkriminon veten e tij, e në këtë drejtim është edhe çështja e dhënies përkatësisht mos dhënies së kodit të telefonit nga cilido i pandehur.”, tha fillimisht avokati.
Bajraktari shtoi tutje, se organet e zbatimit të ligjit kanë aparatura përmes të cilave mund t’i qasen telefonit.
“Pra, nëse një i pandehuri nuk dëshiroj ta jep kodin, ai/ajo nuk mund të detyrohet për një veprim të tillë, por besoj se organet e zbatimit të ligjit kanë mekanizma dhe aparatura përmes të cilave mund të qasen në pajisje të tilla.”, tha ai
Në fund, ai tha se me urdhër gjykate, lejohet qasja në telefonin e një të pandehuri.
“Sa i përket të drejtës për qasje në telefonin e një të pandehuri, një gjë e tillë për të qenë e ligjshme, ne pajtim me nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, duhet të bëhet duke u bazuar në urdhrin e gjykatës.”, përfundoi avokati Bajraktari./lajmi.net/