Peci thotë se Kurti i ka ofruar Limajt bashkëpunim në nivelin e qeverisë: Fryma e takimit ka qenë pozitive dhe korrekte, presim dakordim në vijim

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka folur në lidhje me takimin mes Albin Kurtit dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt. Ai ka thënë se kryeministri në pjesën e bashkëbisedimit me Limajn ka pas një qasje gjeneroze në ofrimin e mundësisë për bashkëqeverisje me Nismës. “Fryma e takimit ka qenë në frymë pozitive edhe…

Lajme

21/07/2025 12:11

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka folur në lidhje me takimin mes Albin Kurtit dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt.

Ai ka thënë se kryeministri në pjesën e bashkëbisedimit me Limajn ka pas një qasje gjeneroze në ofrimin e mundësisë për bashkëqeverisje me Nismës.

“Fryma e takimit ka qenë në frymë pozitive edhe korrekte dhe mbesim me shpresë se do të ketë një dakordim në ditët në vijim, e në pamundësi të kësaj unë mendoj që shoqëria kosovare të gjithë ata që tregohen më gjeneroz, të gjithë ata që e tregojnë vullnetin më të madh për zgjidhje i shpërblen me votë. Unë mendoj se në funksion të kësaj sa më të vogla që janë partitë politike për të dhënë kontributin për pjesëmarrje në institucione, shpërblehen me votë”, ka thënë Peci.

Ai ka thënë se VV i ka ofruar Nismës bashkëpunim në nivelin e Qeverisë ndërsa ka oferta edhe për parti të tjera.

“Kryeministri Kurti ka pasur ofertë konkrete për disa parti politike, ka dhënë ofertë edhe për Nismën, e në një fazë të mëhershme LDK’së. Përderisa i ezauruam 50 seanca dhe jemi në një javë që gjykata ka thënë që 30 ditë janë të rëndësishme për konstituimin e kuvendit. Është java që një mundësi ideale që partitë politike të reflektojnë dhe të lëvizin nga kjo qasje rigjide. Në një situatë ku dy parti kanë ofertë për bashkëqeverisje, në një situatë kur jemi në javën që unë du me besu që do të ketë reflektim nga partitë politike në rast se nuk do të kemi reflektim nga Nisma dhe LDK, po si bashkëkryetar i GUXO është faza kohore që të gjitha partitë duhet ‘ti thirrin arsyes dhe të shohin mundësitë reale të diskutimit që të shkojmë në zgjedhje”, tha ai.