Peci thotë se Gani Geci i ka dërguar mesazh dikujt nga koalicioni me kërkesën për bashkëpunim mes tyre
Deputeti i koalicionit LVV-Guxo dhe Alternativa, Faton Peci është deklaruar sot për media para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Peci para mediave është deklaruar në lidhje me refuzimin e LDK-së për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai ka thënë se ka përshtypjen që LDK është shndërruar në “shoqëri aksionare”, shkruan lajmi.net. “Ndoshta…

Lajme
Deputeti i koalicionit LVV-Guxo dhe Alternativa, Faton Peci është deklaruar sot për media para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Peci para mediave është deklaruar në lidhje me refuzimin e LDK-së për takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka thënë se ka përshtypjen që LDK është shndërruar në “shoqëri aksionare”, shkruan lajmi.net.
“Ndoshta aksionarët i thojnë një kryetari se duhet me refuzu gjithçka, por megjithatë meqë kam qenë një kohë të gjatë pjesë e LDK-së, ajo në çka LDK është angazhu në të kaluarën nuk është kjo LDK-ja sot por si duket Rruga e Re është një projekt i ri politik që nuk ka të bëjë më të kaluarën”, ka thënë Peci.
Ai ka folur edhe në lidhje me deklaratën e Gani Gecit se Glauk Konjufca i ka kërkuar votën e vajzës së tij, Marigona Gecit e që thotë se vetë Geci ka kërkuar bashkëpunim me koalicionin ku është Faton Peci.
“Sa i përket diskutimeve që janë bë në media, rreth një telefonate nuk e di a ka ndodh. Unë përsonalisht kam respekt për familjen Geci në radhë të parë për baçin Lil që është vëllai me moshën më të madhe në atë familje por sidoqë të jetë një mesazh miqësor për z Gani Geci, komunikimet që ndodhin edhe me sms edhe me thirrje telefonike në politikë nuk është pjekuri që të shfaqen në media. Ju mundeni me pyt z. Gani Geci a i ka dërgu dikujt nga koalicioni VV-Lista Guco dhe Aternativa ndonjë sms ku ka shpreh simpatinë dhe vullnetin e tij që të ketë një bashkëpunim”, ka thënë Peci para mediave.
Ai ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të opozitës që të kontribuojnë në formimin e Kuvendit.
“Në opinion duhet me dal ajo që ka interes politk. Nëse dikush është në një gjendje që e ndin barrën dhe përgjegjësinë por që është i shtërngum nga lidershipi që mos t’i jep mundësi themelimit të Kuvendit dhe konstituimit të institucioneve, kjo është çështje që duhet me ia adresu kryesisht liderëve të partive opozitare. Kjo nuk është çështje ofertës dhe kërkesës, kjo është çështje e përcaktimit të LVV-së dhe partnerëve të saj për emrin e Albulena Haxhiut”, ka thënë Peci.