Peci tenton ta elektrizojë masën: Opozitës ia kemi lënë “hamamin e Vushtrrisë”

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me fushatën e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit. Mbrëmë, kjo parti ka mbajtur tubimin e radhës në qytetin e Vushtrrisë. Siç po ndodh zakonisht përveç mesazheve politike, pati edhe gjuhë ofenduese ndaj opozitës, kësaj radhe nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Në fjalimin e tij, ai thumboi opozitën, duke e…

Lajme

30/01/2025 13:06

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me fushatën e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit. Mbrëmë, kjo parti ka mbajtur tubimin e radhës në qytetin e Vushtrrisë.

Siç po ndodh zakonisht përveç mesazheve politike, pati edhe gjuhë ofenduese ndaj opozitës, kësaj radhe nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Në fjalimin e tij, ai thumboi opozitën, duke e quajtur edhe si të pabesë, shkruan lajmi.net.

“Vushtrria e zemërgjerësisë, nuk i lë pa diçka edhe këta të pabesisë”, ishin fjalët e Pecit.

“Opozitës së kotësisë jam i bindur se Vushtrria ia ka ndarë hamamin e Vushtrrisë”, vazhdoi kandidati për deputet nga Guxo, që garon në listën e Vetëvendosjes.

Për gjuhën e partisë në pushtet, por edhe të partive opozitare në fushatë zgjedhore PZAP deri më tani ka shqiptuar gjoba afër 300 mijë euro drejt tyre. /Lajmi.net/