Peci: Të gjithë duhet t’i thërrasim arsyes për nevojën që të kemi institucione
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pak para se të hyjë në kuvend në tentativën e 33-të, për tu arritur konstituimi i kuvendit, është deklaruar para mediave, duke bërë thirrje për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit qytetar të shprehur…

Lajme
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pak para se të hyjë në kuvend në tentativën e 33-të, për tu arritur konstituimi i kuvendit, është deklaruar para mediave, duke bërë thirrje për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ndër të tjera Peci, lavdëroi, Kurtin duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë në historinë e Kosovës personalitet që ka marrë besim më të madh qytetar se Albin Kurti me datën 9 shkurt.
“Kosova duhet t’i themelojë institucionet sa më parë. Një nga arsyet është se në procesin zgjedhor të 9 shkurtit Kosova i ka dhënë besimin më të madh në histori një subjekti politik dhe një koalicion në krye të cilit e ka drejtuar kryeministri në detyrë Albin Kurti. Nuk ka pasur asnjëherë në historinë e Kosovës personalitet që ka marrë besim më të madh qytetar se Albin Kurti me datën 9 shkurt. Të gjithë duhet t’i thirrim arsyes për nevojën që të kemi institucione, që të kemi një qeveri të mandatuar nga Kuvendi dhe të kemi konstituimin e Kuvendit sa më parë”, tha ai. /Lajmi.net/