Peci tani deklarohet më butësisht se mbrëmë: Mitrovica nuk u thye, të presim deri në numërimin e votës së fundit
Kandidati i VV-së për Komunën e Mitrovicës së jugut, Faton Peci është deklaruar sërish pas zgjedhjeve të djeshme. Peci ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës së jugut për qytetarinë e lartë të treguar dje, si dhe përgjatë fushatës. Peci tha se është në pritje të numërimit të votës së fundit, derisa KQZ ka njoftuar për numërim…

Lajme
Kandidati i VV-së për Komunën e Mitrovicës së jugut, Faton Peci është deklaruar sërish pas zgjedhjeve të djeshme.
Peci ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës së jugut për qytetarinë e lartë të treguar dje, si dhe përgjatë fushatës.
Peci tha se është në pritje të numërimit të votës së fundit, derisa KQZ ka njoftuar për numërim të votave të rregullta nga ku del se ai mori 15 mijë e 340 vota, kurse Arian Tahiri i PDK-së mori 15,368 vota.
Postimi i plotë:
Dua t’ju falënderoj gjithsecilin dhe gjithsecilën prej jush për qytetarinë e lartë të treguar dje dhe përgjatë gjithë kësaj fushate. Faleminderit për qëndresën dhe qartësinë, për besimin dhe mbështetjen në ditën e votimit, te kutia e votimit. Le të presim deri në numërimin edhe të votës së fundit. Një gjë është e qartë: Mitrovica nuk u thye! Interesat në Mitrovicë janë të mëdha, dhe kjo e arriti kulmin e shpërfaqjes dje nga çfarë dhe si u raportua për rezultatin zgjedhor. Por interesi i Mitrovicës dhe qytetarëve të saj është mbi të gjitha, e bashkë me ju do ta mbrojmë dhe përparojmë atë./Lajmi.net/