Peci reagon pasi nuk u votua Donika Gërvalla: Të bashkuar kundër formimit të qeverisë, kundër mbiemrit Gërvalla
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci sot pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ka reaguar pasi nuk është votuar për kryekuvendare Donika Gërvalla, siç thotë ai “vajza e Jusuf Gërvallës”. Ai ka thënë se kjo ditë do të mbetet në memorien time për gjithë jetën, shkruan lajmi.net. “Jo vetëm për dorën e ngritur kundër…

Lajme
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci sot pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ka reaguar pasi nuk është votuar për kryekuvendare Donika Gërvalla, siç thotë ai “vajza e Jusuf Gërvallës”.
Ai ka thënë se kjo ditë do të mbetet në memorien time për gjithë jetën, shkruan lajmi.net.
“Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por sepse pashë me sytë e mi, në sallën e Kuvendit, dorën e ngritur në kor nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kundër që Donika Jusuf Gërvalla dhe mbesa e Nënës Ajshe të jetë Kryetare e Kuvendit të Republikës. Të bashkuar kundër formimit të qeverisë, kundër mbiemrit Gërvalla, që është simbol i krenarisë dhe vulë e historisë!”, ka shkruar Peci në Facebook. /Lajmi.net/