Peci pas intervistimit nga Prokuroria: Isha për t’i dhënë sqarimet e mia në çështjen e ngritur nga Paris Guri, ish-deputeti i zgjedhur me votat e vjedhura të mërgatës
Kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se është paraqitur sot në Prokurori për të dhënë sqarime lidhur me një kallëzim penal të ngritur ndaj tij. Përmes një postimi publik, Peci bëri të ditur se ka ofruar, siç u shpreh ai, “përgjigje dhe sqarime të…
Lajme
Kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se është paraqitur sot në Prokurori për të dhënë sqarime lidhur me një kallëzim penal të ngritur ndaj tij.
Përmes një postimi publik, Peci bëri të ditur se ka ofruar, siç u shpreh ai, “përgjigje dhe sqarime të qarta dhe të drejtpërdrejta” në lidhje me rolin e tij si ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se kallëzimi penal ndaj tij është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes ish-deputetit Paris Guri. Peci i cilësoi pretendimet ndaj tij si të pavërteta dhe të motivuara politikisht.
Tutje, ai paralajmëroi se së shpejti do t’u drejtohet organeve të drejtësisë me një kallëzim penal për, siç tha, “kallëzim të rrejshëm” ndaj ish-deputetit në fjalë, duke e akuzuar atë për shpifje dhe insinuata.
Në fund të reagimit, Peci deklaroi se, sipas tij, akuzat dhe sulmet publike nuk do ta ndalin nga angazhimet e tij politike dhe institucionale.