Peci: Nuk bëjmë kalkulime për kryeparlamentar sepse i takon veç Vetëvendosjes, negociatat vazhdojnë për Qeveri

Deputeti nga radhët e Listë Guxo, Faton Peci tha se janë dëshmitarë rreth shpërfaqjes së hipokrizisë së LDK, PDK, AAK dhe Listës Serbe “E kanë dëshmuar pafytyrësinë e tyre duke e mohuar edhe veten e tyre për të aprovuar apo miratuar propozimin e komisionit për verifikimin e mandateve, që do të duhej realizuar para katër…

Lajme

19/04/2025 14:38

Deputeti nga radhët e Listë Guxo, Faton Peci tha se janë dëshmitarë rreth shpërfaqjes së hipokrizisë së LDK, PDK, AAK dhe Listës Serbe

“E kanë dëshmuar pafytyrësinë e tyre duke e mohuar edhe veten e tyre për të aprovuar apo miratuar propozimin e komisionit për verifikimin e mandateve, që do të duhej realizuar para katër ditësh. Shihemi në një momentum të ri ku kemi bërë përpjekje për të propozuar dhe zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës. E drejta i takon ekskluzivisht dhe vetëm grupit më të madh parlamentare kështu që i bëj thirrje opozitës që të mos e vonojnë vendin për 48 orët në ardhje apo katër ditët e tjera, ose me muaj të tjerë”,tha Peci.

Ai theksoi se “pasi kreyparlamentar i takon vetëm VV-së dhe menduam se u ka kaluar smira xhelozia e inati për humbjen e zgjedhjeve, pro prapë është në duart e tyre të aprovojnë propozimin e VV-së në të kundërtën s’ka opsion tjetër e të shkohet tutje të konsumohet ideja e zgjedhjes së një kandidati tjetër”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Faton Peci deklaroi se do t’i kenë numrat për qeverinë dhe se për kryeparlamentarin nuk hyn në kalkulime.

“Ne do t’i kemi numrat për qeverinë- negociatat vazhdojnë. Për çështjen e kryetarit të Kuvendit nuk ka nevojë që thjeshtë të futet në kalkulime për të formuar qeverinë. Dorëheqja është ajo e mëhershme, dorëheqje ka ofruar kryeministri ne kemi ofruar tek kryeministri. Ka qenë një alibi që sot s’e di me çfarë të drejtë aludohet që sot kanë pasur dorëheqje, që i kanë pas nga data 15. Diskutohet në Vetëvendosje nëse vazhdohet me emrin e njëjtë apo me tjetër. Haxhiu ka përvojën dhe dijen për të udhëhequr me Kuvendin e Kosovës”,shtoi Peci.

“Nuk pranojmë imponime nga jashtë”, tha ai, pak pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ata do të votonin pro Saranda Bogujevcit dhe Shqipe Selimit për postin e kryeparlamentares./Lajmi.net/