Peci njofton për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë të Jugut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se vendimi i radhës i komunës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve. Në një deklaratë për media, kryetari Peci ka theksuar se aksione të ngjashme do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike në…

Lajme

16/01/2026 10:06

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se vendimi i radhës i komunës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.

Në një deklaratë për media, kryetari Peci ka theksuar se aksione të ngjashme do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike në komunë, transmeton lajmi.net.

Ai ka bërë një apel të qartë për qytetarët që të mos uzurpojnë hapësirat publike, duke shtuar se cilido që shfrytëzon apo ka uzurpuar hapësirat komunale në mënyrë të kundërligjshme, do të përballet me pasojat ligjore.

Vendimi synon të sigurojë qarkullim të rregullt, përdorim të drejtë të hapësirave publike dhe respektimin e ligjit në të gjithë territorin e komunës.

Postimi i plotë:

✍️Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.
Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike.
❌Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj./lajmi.net/