Peci: Nisma është partner opsional i qeverisë- s’është “fundi i botës” që deputetët të respektojnë Kushtetuesen për votim
Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci u deklarua para mediave pak para seancës së Kuvendit të Kosovës. Ai tha se çdoherë në Kuvend vijnë më shpresën që diçka ka lëvizur nga pjesa e kampit opozitar. “E vërtetë është se qytetarët presin që ne të ofrojmë zgjidhje, s’është se ne s’kemi bërë lëvizje në këtë drejtim…

Lajme
Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci u deklarua para mediave pak para seancës së Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se çdoherë në Kuvend vijnë më shpresën që diçka ka lëvizur nga pjesa e kampit opozitar.
“E vërtetë është se qytetarët presin që ne të ofrojmë zgjidhje, s’është se ne s’kemi bërë lëvizje në këtë drejtim por do të ketë lëvizje kur partitë politike lëvizin e që deri sot kanë refuzuar të aprovojnë komisionin për të hyrë në pikën tjetër të ditës që është procedimi i kandidatit për kryetar të kuvendit. Në vazhdimësi ka komunikim, s’jam prej atyre që kam zhvilluar biseda apo komunikime por nëse më vie rasti nga deputetët që s’kanë votuar komisionin kisha me bë një pjesë të argumentimit se pse është e rëndësishme që vendi të ketë kuvend”,tha Peci, shkruan lajmi.net.
Ai tutje tha se Nisma do të jetë partner opsional për qeverinë e re të Kosovës.
Peci po ashtu tha se takime me ta ka pasur gjatë ditëve të kaluara.
“Ne jemi partia Guxo dhe negociatat me Nismën dhe Limajn i zhvillon në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti ose dikush nga pjesa e ekipit që mundet me u delegu. Takime ka pas diku para dy tri ditësh nuk e di në çfarë niveli, por edhe nga vetë VV-ja e kanë konfirmuar. Ajo që dihet është se në aspektin e qeverisjes të gjithë e shohim Nisman si partner opsional. Do të isha shumë i lumtur që ta zgjedhim kryetarin e kuvendit e të futemi në afat për mandatarin e qeverisë.I kemi dhënë shpjegimet, fundi i botës s’është në radhë të parë që deputetët të respektojnë vendimin e Kushtetutës për votimin e kuvendit”./Lajmi.net/