Peci në Berlin: Prezanton politikat bujqësore në takimin mes BE dhe shteteve të BP
Në margjinat e Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi (GFFA) në Berlin, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me homologun e tij nga Lituania, Kestutis Navickas, me të cilin kanë bashkëbiseduar rreth sukseseve dhe sfidave në bujqësi, si dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjatë këtij takimi, ministri Peci…
Lajme
Në margjinat e Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi (GFFA) në Berlin, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me homologun e tij nga Lituania, Kestutis Navickas, me të cilin kanë bashkëbiseduar rreth sukseseve dhe sfidave në bujqësi, si dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Gjatë këtij takimi, ministri Peci ka folur mbi politikat e ndërmarra zhvillimore viteve të fundit, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit bujqësor sipas standardeve evropiane.
“Ministrit Navickas i tregova rreth hapave të ndërmarrë karshi mbështetjes së fermerëve dhe sigurisë ushqimore, si dhe për koordinimin e politikave me ato të Bashkimit Evropian, me qëllim të akreditimit në IPARD”, ka thënë ministri Peci.
Gjatë ditës, në kuadër të GFFA në bashkëpunim me SËG është organizuar edhe takimi ndërministror mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku është diskutuar mbi rëndësinë e përfshirjes në Procesin e Berlinit, zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme agro-ushqimore.
Gjatë fjalimit të tij në këtë takim, ministri Peci ka theksuar hapat e ndërmarrë përgjatë qeverisjes në këto vite, si dhe angazhimin serioz drejt akreditimit dhe qasjes në fondet IPA, thuhet në njoftim.