U frikësua t’i dal në debat Arian Tahirit pas skandalit me krimbat – Peci ‘qohet peshë’: Horra, shpifës, kriminelë e faqezi

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka vazhduar me postimin e videove propagandistike, të cilat nuk përmbajnë asnjë ide apo projekt për këtë qytet. Në videon e radhës që e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai mundohet që t’i bind mitrovicasit se është i Mitrovicës. Madje ai…

Lajme

26/09/2025 10:16

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka vazhduar me postimin e videove propagandistike, të cilat nuk përmbajnë asnjë ide apo projekt për këtë qytet.

Në videon e radhës që e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai mundohet që t’i bind mitrovicasit se është i Mitrovicës.

Madje ai shkon aq larg sa në një moment ai thotë se do të vdes i Mitrovicës.

“Jam i Mitrovicës dhe kom me vdek i Mitrovicës. Po vi për shkak se e du Mitrovicën dhe për shkak se jam i gatshëm gjithçka me dhanë te”, ka thënë Peci.

Në mbishkrim ai përdori shprehje të ashpra si horra, shpifës, kriminelë e faqezi.

Nuk dihet se çfarë realisht po ndodhë me këto deklarime të Pecit, por edhe në një prej debateve televizive ai u vërejt se kishte tendenca për deklarata të tilla./Lajmi.net/