Peci merr vendim për themelimin e ekipit për kujdes për të moshuarit
Kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci ka marrë vendimin e dytë të tij pas marrjes së detyrës. Ai ka marrë vendim për themelimin e Ekipit Geriatrik, për kujdes për të moshuarit, shkruan lajmi.net. “Për herë të parë në Mitrovicë, themelohet ekipi mjekësor geriatrik mobil, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, me sëmundje…
Lajme
Kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci ka marrë vendimin e dytë të tij pas marrjes së detyrës.
Ai ka marrë vendim për themelimin e Ekipit Geriatrik, për kujdes për të moshuarit, shkruan lajmi.net.
“Për herë të parë në Mitrovicë, themelohet ekipi mjekësor geriatrik mobil, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, me sëmundje të ndryshme kronike, në shërbim të drejtpërdrejtë nga Qendra e Mjekësisë Familjare. Ky ekip mobil do të ofrojë trajtim mjekësor, mbështetje fizike, psikologjike dhe sociale për të gjithë të moshuarit. Mundi i tyre janë rrënjët mbi të cilat qëndron qyteti, e ne ua kemi borgj minimumin, të kujdesemi për ta”, ka shkruar Peci. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: