Peci: Me secilin që flas e kemi ndërgjegjen e vrarë për mos-konstituim të kuvendit, ndoshta votimi i fshehtë është zgjidhja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci u deklarua sot para nisjes së seancës së 18-të me radhë të përpjekjes për të konstituar kuvendin. Peci deklaroi se sipas tij votimi i fshehtë është një rrugëdalje nga ngërçi që është krijuar tashmë në lidhje me formimin e institucioneve. “Njëra prej rrugëzgjidhjeve…

Lajme

19/05/2025 10:00

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci u deklarua sot para nisjes së seancës së 18-të me radhë të përpjekjes për të konstituar kuvendin.

Peci deklaroi se sipas tij votimi i fshehtë është një rrugëdalje nga ngërçi që është krijuar tashmë në lidhje me formimin e institucioneve.

“Njëra prej rrugëzgjidhjeve më të lehta është vullneti më individual i deputetëve. Me secilin që flet e kemi ndërgjegjen e vrarë që s’po mundemi me i konstitu kuvendin. Kështu që ndoshta është njëra prej zgjidhjeve qysh mundemi me dal prej kësaj gjendje”, deklaroi ai, shkruan lajmi.net.

Peci deklaroi se me kreun e VV-së, Albin Kurti kanë diskutuar në lidhje me takimin që u mbajt të enjten me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas tij në këtë takim s’ka pasur diçka më shumë se ajo që është bërë e ditur publikisht në media.

“Po kemi diskutuar në shumicën e takimeve të rëndësisë së veçantë çfarë ka qenë i ftuar nga presidentja, kryeministri na njofton. S’ka pas diçka përtej asaj që i dini rreth seancës e rreth qëndrimeve se qysh duhet shkuar më tutje”./Lajmi.net/