Peci: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mos të jetë fontanë dëshirash, propozova të ketë marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve

Përfaqësuesi i Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar pas takimit që kanë mbajtur krerët e partive politike për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend. Ky takim ka ardhur me ftesën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka thënë se intërpretimi i këtij aktgjykimi nuk duhet të jetë ’fontanë…

Lajme

28/06/2025 19:22

Përfaqësuesi i Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar pas takimit që kanë mbajtur krerët e partive politike për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend.

Ky takim ka ardhur me ftesën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se intërpretimi i këtij aktgjykimi nuk duhet të jetë ’fontanë dëshirash’.

“Gjatë diskutimeve u paraqitën dy propozime për rrugëzgjidhje pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të bëhemi pjesë e ‘fontanës së dëshirave’ në interpretimin e aktgjykimit,” theksoi Peci.

Ai gjithashtu ka thënë se ka propozuar që të ketë marrëveshje politike për zgjidhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit.

“Fryma që synoj gjatë diskutimit, kishin disa që e quan farsë, këto epitete i thanë ende pa futur në diskutime. Ka pasur dy propozime për rrugëzgjidhje pas vendimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet me qenë pjesa e fontanës së dëshirave se si interpretohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, për shkak se janë disa terma ku anëtarët e gjykatës duhet ta kenë parasysh afatin 30-ditësh. Edhe unë kam pasur një propozim, është të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, të ketë pako të marrëveshjes”, ka shtuar Peci. /Lajmi.net/