Peci e konfirmon prishjen e koalicionit me LDK-në: Me 3% nuk punon as iPhone -i

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci duket se nuk ka arritur të gjej gjuhën e bashkëpunimit me LDK-në për të vazhduar koalicionin. Peci me anë të një postimi e ka konfirmuar se koalicioni është prishur, transmeton lajmi.net. Por, ai ka zgjedhur një mënyrë ironizuese për t’iu kundërpërgjigjur LDK-së për prishjen e koalicionit. “Me 3%…

Lajme

04/02/2026 10:20

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci duket se nuk ka arritur të gjej gjuhën e bashkëpunimit me LDK-në për të vazhduar koalicionin.

Peci me anë të një postimi e ka konfirmuar se koalicioni është prishur, transmeton lajmi.net.

Por, ai ka zgjedhur një mënyrë ironizuese për t’iu kundërpërgjigjur LDK-së për prishjen e koalicionit.

“Me 3% nuk punon as iPhone -i”, ka shkruar Peci, duke aluduar në rezultatin që LDK e pati në zgjedhjet lokale në Mitrovicë.

VV-Guxo dhe LDK lidhën një koalicion së bashku para disa jave, ku Safet Kamberi u zgjodh kryetar i Kuvendit Komunal./lajmi.net/