Peci dorëzon kallzim penal reagon LDK: Keni me i kthy paratë centë më centë
Faton Peci gjatë ditës së sotshme ka njoftuar se ka dorëzuar kallzim penal ndaj disa zyrtarëve të LDK-së për veprat penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh por i menjehershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri. Ai përmes…
Lajme
Faton Peci gjatë ditës së sotshme ka njoftuar se ka dorëzuar kallzim penal ndaj disa zyrtarëve të LDK-së për veprat penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh por i menjehershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri.
Ai përmes rrjetit social ka shkruar se i ka kapur panika, pasi drejtësia po vjen.
“E dinë që drejtësia po vjen.E dinë që LDK-ja po vjen. Arsyeja e padisë së tij, ka vetëm një përgjigje; PANIKË! E përsëris qëndrimin tonë – kushdo që i ka futur duart në buxhetin e shtetit do të përballet me drejtësinë.” – ka shkruar ai.