PDK zyrtarizon Rrahim Tërnavën kandidat për kryetar të Fushë Kosovës

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar Rrahim Ternaven si kandidat për kryetar të Fushë Kosovës.

Lajme

16/08/2021 23:03

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët e Fushë Kosovës meritojnë një kryetar të ri, me vizion e energji të reja.

Postimi i Krasniqit:

Qytetarët e Fushë Kosovës meritojnë një kryetar të ri, me vizion e energji të reja.

Kandidati i PDK-së për kryetar të ardhshëm të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava dhe kandidatët tanë për Kuvend Komunal kanë përvojën dhe programin më të mirë për të punuar më shumë për zhvillimin e kësaj komune.

Me besimin që do të marr më 17 tetor, Rrahim Tërnava do të jetë kryetar që i bashkon të gjithë qytetarët pa dallim, me vizionin e tij zhvillimor gjithëpërfshirës të komunës së Fushë Kosovës, sepse Rrahimi e njeh çdo sfidë që kanë qytetarët, dhe për to ofron zgjidhje.