PDK-VV arrijnë marrëveshje për garën e balotazhit në qytetin e Dragashit

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi mes vetë në garën e balotazh për qytetin e Dragashit. Kjo është bërë e ditur nga kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaban Shabani. Postimi i plotë: Pas një procesi të hapur konsultimesh dhe bashkëbisedimesh, është arritur marrëveshja e koalicionit për raundin…

Lajme

30/10/2025 19:46

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi mes vetë në garën e balotazh për qytetin e Dragashit.

Kjo është bërë e ditur nga kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaban Shabani.

Postimi i plotë:

Pas një procesi të hapur konsultimesh dhe bashkëbisedimesh, është arritur marrëveshja e koalicionit për raundin e dytë të zgjedhjeve ndërmjet:

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lëvizjes Vetëvendosje! (LV),

Koalicionit Vakat dhe Kandidatit të pavarur Nedzmidin Sejdilar.

Para arritjes së marrëveshjes është bërë harmonizimi i programeve dhe parimeve qeverisëse, të cilat do të shërbejnë si bazë për një qeverisje të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të qytetarëve të komunës sonë.

Kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të përbashkët të secilit qytetar, pa dallim.