PDK: Vrasja e Ilirit, bashkë me Hazir Malajn, ishte humbje e madhe për UÇK-në

Partia Demokratike e Kosovës e ka kujtuar Ilir Konushevcin në 26-vjetorin e vrasjes së tij. PDK thotë se vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt ishte humbje e madhe për UÇK’në. “Para 26 viteve u vra pabesisht njëri ndër veprimtarët më të dëvotshëm të lëvizjes për çlirim, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci.…

Lajme

09/05/2024 12:59

Partia Demokratike e Kosovës e ka kujtuar Ilir Konushevcin në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

PDK thotë se vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt ishte humbje e madhe për UÇK’në.

“Para 26 viteve u vra pabesisht njëri ndër veprimtarët më të dëvotshëm të lëvizjes për çlirim, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci.

Vrasja e Ilirit, bashkë me Hazir Malajn, ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse ishte në vrullin më të madh të kontributit për forcimin logjistik dhe organizativ të strukturave të saj.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për emrin dhe veprën e tij!”