PDK vazhdon fushatën në Podujevë, qytetarët shprehin përkrahje për programin

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, Shemsi Jashari dhe Jehona Jashari Miftari, kanë zhvilluar një sërë takimesh me qytetarë dhe aktivistë në Podujevë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Sipas një njoftimi të Degës së PDK-së në Podujevë, takimet janë mbajtur në fshatrat Tërrnavë, Bellopojë…

Lajme

04/06/2026 09:36

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, Shemsi Jashari dhe Jehona Jashari Miftari, kanë zhvilluar një sërë takimesh me qytetarë dhe aktivistë në Podujevë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Sipas një njoftimi të Degës së PDK-së në Podujevë, takimet janë mbajtur në fshatrat Tërrnavë, Bellopojë dhe Halabak, si dhe në qytetin e Podujevës, ku qytetarët kanë shprehur mbështetjen e tyre për programin dhe vizionin e kësaj partie.

Përfaqësuesit e PDK-së kanë vlerësuar pjesëmarrjen dhe përkrahjen e banorëve të Llapit, duke theksuar se mbështetja për partinë po rritet nga dita në ditë.

Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarët, kandidatët kanë theksuar nevojën për zhvillim ekonomik, forcim të institucioneve dhe krijim të perspektivës për të rinjtë, duke vlerësuar se vendi ka nevojë për një drejtim të ri pas zgjedhjeve.

Sipas tyre, energjia dhe mobilizimi i qytetarëve në Podujevë janë tregues se gara zgjedhore po hyn në fazën përfundimtare me pritje të larta për rezultatin e 7 qershorit.

PDK ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhje, duke theksuar se synon të rikthejë zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin institucional në vend. /Lajmi.net/