PDK vazhdon aksionin para Qeverisë, kërkon sërish konstituimin e institucioneve
Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar edhe sot aktivitetin e saj para objektit të Qeverisë, duke përsëritur kërkesën për zhbllokimin e situatës institucionale në vend. Në kuadër të aksionit të sotëm, deputetët e PDK-së kanë dorëzuar përsëri kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit dhe për avancimin e procesit drejt formimit të institucioneve të…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar edhe sot aktivitetin e saj para objektit të Qeverisë, duke përsëritur kërkesën për zhbllokimin e situatës institucionale në vend.
Në kuadër të aksionit të sotëm, deputetët e PDK-së kanë dorëzuar përsëri kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit dhe për avancimin e procesit drejt formimit të institucioneve të reja, transmeton lajmi.net.
Aktivitetit të PDK-së kësaj radhe iu bashkuan edhe asamblistë të kësaj partie nga Komuna e Drenasit, të cilët u rreshtuan së bashku me deputetët para ndërtesës së Qeverisë.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe disa deputetë nga Aleanca, të cilët iu bashkuan qëndrimit të PDK-së para hyrjes së objektit./lajmi.net/