PDK tërheq draft-rezolutën për mbrojtjen e luftës pasi nuk u gjet kompromis, lëshojnë sallën e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka lënë seancën e Kuvendit pas dështimit të arritjes së një kompromisi mes partive për të futur në rendin e ditës draft-rezolutën për mbrojtjen e luftës. Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mbi prioritetin e pikave, PDK vendosi të tërheqë dokumentin, duke e lënë të hapur diskutimin për këtë çështje. Ky…

Lajme

02/04/2026 11:47

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka lënë seancën e Kuvendit pas dështimit të arritjes së një kompromisi mes partive për të futur në rendin e ditës draft-rezolutën për mbrojtjen e luftës.

Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mbi prioritetin e pikave, PDK vendosi të tërheqë dokumentin, duke e lënë të hapur diskutimin për këtë çështje.

Ky veprim pason tensionet politike të ditëve të fundit, ku partitë parlamentare nuk arritën të bien dakord mbi mënyrën dhe kohën e shqyrtimit të pikave me rëndësi historike dhe institucionale. /Lajmi.net/