PDK: Tash e 26-vjet asnjë nga kriminelët serbë nuk ka dalë para drejtësisë për masakrën e Studimes

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar 116-të civilët që kanë rënë në masakrën e Studimes 26-vjet më parë. Në një postim në Facebook, ky subjekt politik thotë se tash e 26 vjet asnjë nga kriminelët serbë nuk ka dalë para drejtësisë për të dhënë përgjegjësi për këtë krim të kryer. “Sot me dhembje kujtojmë 116…

Lajme

02/05/2025 14:18

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar 116-të civilët që kanë rënë në masakrën e Studimes 26-vjet më parë.

Në një postim në Facebook, ky subjekt politik thotë se tash e 26 vjet asnjë nga kriminelët serbë nuk ka dalë para drejtësisë për të dhënë përgjegjësi për këtë krim të kryer.

“Sot me dhembje kujtojmë 116 civilë të pafajshëm, burra, gra, djem dhe vajza, të cilët më 2 maj 1999 në Studime të Vushtrrisë, u vranë e u masakruan në mënyrë çnjerëzore nga forcat kriminale serbe. Tash e 26 vjet asnjë nga kriminelët serbë nuk ka dalë para drejtësisë për të dhënë përgjegjësi për këtë krim të kryer”.

“Kosova nuk do të reshtë asnjëherë së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet gjenocidale, të kryera ndaj popullit tonë. Lavdi e përjetshme për martirët e Studimes!”, thotë PDK.