PDK sot fillon betejën ligjore për të rrëzuar vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës për bizneset
Partia Demokratike e Kosovës sot do të fillojë betejën ligjore në lidhje me vendimin e ZRrE-së për liberalizim të tregut energjetik për bizneset. Këtë e paralajmëroi dje kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në konferencë për media, shkruan lajmi.net “PDK do të fillojë nesër(sot) betejë ligjore për këtë rast. Kemi besuar se do ta shtyjë vendimin.…

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës sot do të fillojë betejën ligjore në lidhje me vendimin e ZRrE-së për liberalizim të tregut energjetik për bizneset.
Këtë e paralajmëroi dje kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në konferencë për media, shkruan lajmi.net
“PDK do të fillojë nesër(sot) betejë ligjore për këtë rast. Kemi besuar se do ta shtyjë vendimin. Sepse nuk ka treg të lirë. Është vetëm një ofertues, monopol. Nesër do të bëjmë kundërshtim administrativ në ZRRE, pastaj betejën ligjore deri në anulim. Vendim i tmerrshëm dhe krim kundër ekonomisë së Kosovës”, ka thënë i pari i PDK-së.
Dje hyrje-daljet në Prishtinë u bllokuan për 2 orë nga 1300 biznese, si shenjë proteste për këtë vendimin e ZRrE-së.
Kurse, kryeministri në detyrë, Albin Kurti eskaloi me deklarim kundër kësaj proteste duke i krahasuar me barrikadat ilegale në veri të terroristit, Milan Radojçiq.
“Ata po duan që të bëjnë barrikada në hyrje të Prishtinës, por koha e barrikadave ka kaluar. I kemi hequr ato kudo që kanë qenë dhe nuk do të lejojmë më të reja të vendosen”, tha Kurti dje./lajmi.net/