PDK shtron iftar për BIK-un, Krasniqi: Kjo është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit
Partia Demokratike e Kosovës, ka organizuar sot një iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me myftiun Naim Tërnava. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – parime që na bëjnë…

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës, ka organizuar sot një iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me myftiun Naim Tërnava.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – parime që na bëjnë më të fortë si shoqëri.
“Muaji i bekuar i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin, për të ndarë jo vetëm bukën, por edhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Uroj që ky muaj të ketë sjellë paqe, begati dhe harmoni për çdo familje”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: