PDK shpreh ngushëllime për vdekjen e Nazif Gashit: Humbëm një kampion, por kujtimi dhe shembulli i tij do të jetojnë përgjithmonë

Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, Nazif Gashit. Nga PDK kanë thënë për Gashin se ishte një ish-boksier i jashtëzakonshëm i KB PRishtina, simbol krenarie dhe pjesë e gjeneratës së artë që i ka dhënë sportit shpirt dhe qendresë. “Sot humbëm një kampion, por kujtimi dhe shembulli i…

Sport

10/12/2025 10:35

Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, Nazif Gashit.

Nga PDK kanë thënë për Gashin se ishte një ish-boksier i jashtëzakonshëm i KB PRishtina, simbol krenarie dhe pjesë e gjeneratës së artë që i ka dhënë sportit shpirt dhe qendresë.

“Sot humbëm një kampion, por kujtimi dhe shembulli i tij do të jetojnë përgjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe komunitetit të sportit. Prehu në paqe, legjendë”, kanë shkruar nga PDK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: