PDK shpenzon mbi 263 mijë euro në tre muaj – mbi 150 mijë për paga
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar gjithsej 263 mijë e 753 euro në periudhën prill–qershor 2025, sipas raportit financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas të dhënave të raportuara, 153 mijë e 456 euro janë ndarë për paga. Në kategorinë e shërbimeve kontraktuese, partia ka deklaruar 84 mijë e 17 euro…

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar gjithsej 263 mijë e 753 euro në periudhën prill–qershor 2025, sipas raportit financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas të dhënave të raportuara, 153 mijë e 456 euro janë ndarë për paga. Në kategorinë e shërbimeve kontraktuese, partia ka deklaruar 84 mijë e 17 euro si “shërbime të tjera kontraktuese”.
Shpenzime të tjera përfshijnë 2 mijë e 288 euro për udhëtime jashtë vendit, 4 mijë e 599 euro për qira, 2 mijë euro për marketing dhe 4 mijë e 49 euro për dreka zyrtare, transmeton lajmi.net
PDK gjithashtu ka deklaruar se ka pranuar donacione në vlerë prej 5 mijë e 197 euro, të dhëna nga kontribuuesit: Armend Kameri, Jetesë Ademi dhe Besnik Bllacaku.
Ky raport është pjesë e zbatimit të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike dhe është publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së./lajmi.net/