PDK shpenzoi 2,360 euro më pak sesa buxheti që pati për tre muajt e fundit të 2025-ës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shpenzuar 2,360 euro më pak sesa buxheti që kishte për periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë periudhë, vendi ishte në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, PDK-ja ka pasur buxhet prej 283,183.65 euro për këtë periudhë,…

Lajme

06/02/2026 11:15

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shpenzuar 2,360 euro më pak sesa buxheti që kishte për periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar.

Në këtë periudhë, vendi ishte në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, PDK-ja ka pasur buxhet prej 283,183.65 euro për këtë periudhë, ndërsa ka shpenzuar 280,822.87 euro. Do të thotë, ka shpenzuar 2,360.78 euro më pak sesa buxheti në dispozicion.

Sipas kategorive, ajo për Paga me mbi 120 mijë euro për tre muaj.

Pastaj janë “Mallrat dhe shërbimet” me mbi 65 mijë euro.

Për marketing, reklama dhe konkurse, PDK-ja ka shpenzuar mbi 21 mijë euro gjatë kësaj periudhe raportuese.

Kurse te kategoria “Shpenzime të ndryshme”, kjo partia ka deklaruar mbi 91 mijë euro në total, kurse nga to, për gjoba dhe ndëshkime ka paguar 4,300 euro.