PDK publikon videon me instruksione për mërgatën se si të votojnë për numrin 130
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ndarë me qytetarët mërgimtarë udhëzimet se si mund të votojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në postimin e shpërndarë, PDK inkurajon bashkatdhetarët të angazhohen dhe të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës, duke përdorur hashtagun #PDK130. Bashkë me postimin, është bashkangjitur edhe një video me instruksione të hollësishme, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ndarë me qytetarët mërgimtarë udhëzimet se si mund të votojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në postimin e shpërndarë, PDK inkurajon bashkatdhetarët të angazhohen dhe të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës, duke përdorur hashtagun #PDK130. Bashkë me postimin, është bashkangjitur edhe një video me instruksione të hollësishme, transmeton lajmi.net.
Kandidati i PDK-së për kryeministër në këto zgjedhje është Bedri Hamza./lajmi.net/