PDK pritet t’ia mësyj Gjilanit me Riad Rashitin – VV me Hysenin e LDK me Ismajlin
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 12 tetor. Kështu ka vendosur presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas konsultimeve që pati me partitë politike. Partitë kanë filluar të zyrtarizojnë kandidatët për kryetar nëpër komuna, shkruan lajmi.net Në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje e ka rikandiduar, Alban Hysenin që ishte edhe kryetar i komunës në katër vitet…

Lajme
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 12 tetor. Kështu ka vendosur presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas konsultimeve që pati me partitë politike.
Partitë kanë filluar të zyrtarizojnë kandidatët për kryetar nëpër komuna, shkruan lajmi.net
Në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje e ka rikandiduar, Alban Hysenin që ishte edhe kryetar i komunës në katër vitet e fundit.
LDK ka një kandidat të ri. Arbër Ismajli do të jetë kandidat nga partia e Lumir Abidixhikut.
Por, PDK kë do ta ketë kandidat?
Deri më tani, PDK nuk e ka kandiduar askënd zyrtarisht. Në lidhje me këtë, lajmi.net kontaktoi me kryetarin e PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti.
Në përgjigjen e tij, Rashiti tha se deri më tani është i vetmi kandidat i propozuar dhe se në ditët në vijim pritet të zyrtarizohet nga strukturat e degës.
“Nga dega e PDK-së në Gjilan jam i vetmi kandidatë i propozuar. Ditët në vijim do të zyrtarizohet përmes miratimit nga strukturat e degës tonë. E më pas edhe nga partia në qendër do të ketë vendimmarrje për të gjitha kandidaturat e komunave të Kosovës.”, tha Rashiti.
Fushata në zgjedhjet lokale do të filloi me 13 shtator dhe do të vazhdoj deri më 12 tetor.
Organizimi i zgjedhjeve lokale do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 16 milionë euro./lajmi.net/