Krasniqi pret në takim personalitet kyçe të organizmit “Lutjet e Mëngjesit”: Theksova nevojën që zëri i Kosovës të dëgjohet në Uashington

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i shoqëruar nga zyrtarët e partisë, Bernard Nikaj e Abelard Tahiri kanë takuar personalitetet kyçe në organizimin tradicional “Lutjet e Mëngjesit” në ShBA. Në këtë takim ishte edhe personaliteti i njohur, Ahmet Shala, shkruan lajmi.net Krasniqi në postimin e tij tha se theskoi nevojën që në këtë periudhë të ndejshme…

Lajme

10/06/2025 12:43

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i shoqëruar nga zyrtarët e partisë, Bernard Nikaj e Abelard Tahiri kanë takuar personalitetet kyçe në organizimin tradicional “Lutjet e Mëngjesit” në ShBA.

Në këtë takim ishte edhe personaliteti i njohur, Ahmet Shala, shkruan lajmi.net

Krasniqi në postimin e tij tha se theskoi nevojën që në këtë periudhë të ndejshme të dëgjohet zëri i Kosovës në Uashington.

Postimi i plotë:

Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të ritakoj miq të vërtetë të Kosovës, të përkushtuar ndaj së ardhmes sonë euroatlantike.
Së bashku me Abelardin dhe Bernardin, në Prishtinë mirëpritëm Van Vuong, Steve Savelich dhe Ray Schmidt, bashkë me mikun tonë Ahmet Shala, – personalitete kyçe në organizimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit në SHBA. Diskutuam për zhvillimet aktuale dhe për sfidat me të cilat po përballemi si shtet.
Në këtë periudhë të ndjeshme për Kosovën, theksova nevojën që zëri ynë të dëgjohet më qartë në Washington. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për miq të tillë. Mirënjohës për vizitën dhe përkushtimin e sinqertë!/lajmi.net/