PDK pret në takim drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme Vlora Çitaku dhe nënkryetarja Besianë Musmurati, priti sot në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik të Kosovës (NDI), Nancy Soderberg. Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet PDK-së dhe NDI-së, si dhe mundësitë për thellimin e tij, me fokus në…

Lajme

02/07/2025 13:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme Vlora Çitaku dhe nënkryetarja Besianë Musmurati, priti sot në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik të Kosovës (NDI), Nancy Soderberg.

Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet PDK-së dhe NDI-së, si dhe mundësitë për thellimin e tij, me fokus në përfshirjen dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve në jetën politike dhe institucionale të vendit, transmeton lajmi.net

PDK-ja ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e përfaqësimit të barabartë të gruas dhe të rinisë në strukturat udhëheqëse dhe në listat për deputetë e asamble komunale, duke i konsideruar këto kategori si pjesë themelore të organizimit dhe vendimmarrjes politike.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë gjatë procesit të zgjedhjeve lokale, me qëllim përfaqësimin sa më të drejtë dhe të barabartë në institucionet e vendit.

PDK-ja e vlerëson lartë këtë partneritet me NDI-në dhe shprehet e përkushtuar për ta avancuar më tej këtë bashkëpunim në të ardhmen.

Njoftimi i plotë: 

Kryetari Krasniqi pret në takim drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme Vlora Çitaku dhe nënkryetarja Besianë Musmurati, priti sot në takim drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg.
Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të tij – në funksion të gjithëpërfshirjes dhe fuqizimit të grave dhe të rinjve në jetën politike dhe institucionale të vendit.
Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi se të rinjtë dhe gratë janë pjesë themelore e organizimit dhe vendimmarrjes politike, gjë që reflektohet qartë si në përfaqësimin në strukturat udhëheqëse, ashtu edhe në listat për deputetë dhe asamble komunale.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve lokale, me qëllim të përfaqësimit të barabartë.
PDK e vlerëson jashtëzakonisht bashkëpunimin me NDI-në dhe mbetet e përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në një nivel edhe më të lartë./lajmi.net/