PDK: Preferojmë koalicion me opozitën, përjashtojmë mundësinë e koalicionit me VV-në

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, sot përmes një konference për media ka deklaruar se ky subjekt politik preferon koalicion me partitë opozitare. Çitaku ka thënë se PDK-ja e përjashton mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. “Preferojmë një koalicion me partitë opozitare dhe përjashtojmë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo hapat kushtetues…

Lajme

12/02/2025 16:57

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, sot përmes një konference për media ka deklaruar se ky subjekt politik preferon koalicion me partitë opozitare.

Çitaku ka thënë se PDK-ja e përjashton mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Preferojmë një koalicion me partitë opozitare dhe përjashtojmë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo hapat kushtetues dhe ligjor janë të qartë, të përfundojë procesi i numërimit të votave e të bëhet legjitimimi i deputetëve të rinj e më pas fillojnë konsultat dhe bisedimet me partnerët eventual të koalicionit që do të udhëhiqet nga z.Bedri Hamza”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë se integriteti i procesit zgjedhor duhet të ruhet, teksa ka bërë thirrje për Komsionin Qendror të Zgjedhjeve që të numërojë saktë votat.

“PDK-ja nuk e sheh këtë sukses si përmbyllje por si fillim i ri. Çdo vendim politik i PDK-së do të merret nga organet e partisë duke u bazuar në interesin e qytetarëve. Ne jemi te gatshëm ta marrim përgjegjësinë e qeverisjes me vendin. Integritet i procesit zgjedhor duhet të ruhet, i bëjmë thirrje KQZ-së që të sigurojë numërimin e saktë të çdo vote, duke garantuar respektimin e vullnetit të qytetarëve. Kosova ka zhvilluar një proces shembull demokratik dhe është e domosdoshme që të përfundojë si të tillë. Por do i presim procedurat kushtetuese, ky proces duhet të përmbyllet me integritet”, ka shtuar Çitaku.

Çitaku ngritjen e PDK-së në rezultat e ka parë si një fillim të ri për partinë.

“Ky rezultat nuk është thjeshtë një shifër, është një mesazh i qartë se PDK po e kthen besimin e qytetarëve dhe po konsolidohet si një forcë kryesore në skenën politike të vendit. Ne jemi të gatshëm që me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamza të marrim përgjegjësinë e qeverisjes dhe ta qojmë Kosovën përpara. PDK nuk e sheh këtë process si përmbyllje por si një fillim I ri. PDK e ka bërë të qartë përmes kandidatit të saj për kryeministër, që shumica shqiptare në Kosovë ka votuar për ndryshim, për një qeveri tjetër nga kjo që e kemi sot. Natyrshëm pas përfundimit të procesit zgjedhor, në përveç kanaleve publike dhe zyrtare”, ka thënë Çitaku.