PDK në Zvicër: Dega mbetet funksionale dhe në përputhje me Statutin e partisë

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zvicër ka deklaruar se dega vazhdon të jetë funksionale, operative dhe në ushtrim të plotë të përgjegjësive të saj statutore, në përputhje me Statutin e PDK-së dhe vendimet e organeve kompetente të partisë. Sipas deklaratës, pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve, Kryesia do të…

Lajme

08/01/2026 18:45

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zvicër ka deklaruar se dega vazhdon të jetë funksionale, operative dhe në ushtrim të plotë të përgjegjësive të saj statutore, në përputhje me Statutin e PDK-së dhe vendimet e organeve kompetente të partisë.

Sipas deklaratës, pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve, Kryesia do të mbajë mbledhjen e radhës për analizë politike dhe organizative të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, me synim forcimin e mëtejmë të strukturave partiake, transmeton lajmi.net.

Kryesia ka theksuar përkushtimin ndaj unitetit, demokracisë së brendshme dhe transparencës, duke sqaruar se çdo deklaratë tjetër publike që bie ndesh me këtë qëndrim nuk përfaqëson qëndrim institucional të PDK-së në Zvicër, por mendim personal.

Deklarata e plotë: 

DEKLARATË E KRYESISË SË DEGËS SË PDK-SË NË ZVICËR

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër njofton opinionin dhe strukturat e partisë se Dega e PDK-së në Zvicër vazhdon të jetë funksionale, operative dhe në ushtrim të plotë të përgjegjësive të saj statutoreVeprimtaria e Degës po zhvillohet në përputhje me Statutin e PDK-së, rregulloret në fuqi dhe vendimet e organeve kompetente të partisë. Kryesia e Degës, si organ kolegjial, garanton vazhdimësinë institucionale dhe funksionimin normal të Degës, në përputhje me procedurat e parashikuara statutore.

Pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve, Kryesia e Degës do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të realizohet analiza politike dhe organizative e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, me qëllim reflektimin, vlerësimin dhe forcimin e mëtejmë të strukturave tona. Partia Demokratike e Kosovës në Zvicër mbetet e përkushtuar ndaj unitetit, përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të demokracisë së brendshme partiake. Çdo proces do të zhvillohet me seriozitet, transparencë dhe në interes të PDK-së dhe mërgatës shqiptare.

Çdo deklaratë apo qëndrim tjetër publik që bie ndesh me këtë qëndrim zyrtar të Kryesisë së Degës nuk përfaqëson qëndrim institucional të PDK-së në Zvicër dhe konsiderohet mendim personal./lajmi.net/