PDK në Dragash nominon Shaban Shabanin për kryetar komune
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku është diskutuar përgatitja për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në këtë takim, strukturat e partisë miratuan njëzëri kandidaturën e Shaban Shabanit për postin e kryetarit të Komunës së Dragashit, transmeton lajmi.net Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ky vendim erdhi…

Lajme
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku është diskutuar përgatitja për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në këtë takim, strukturat e partisë miratuan njëzëri kandidaturën e Shaban Shabanit për postin e kryetarit të Komunës së Dragashit, transmeton lajmi.net
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ky vendim erdhi si rezultat i besimit dhe mbështetjes që Shabani gëzon brenda partisë dhe në mesin e qytetarëve, për angazhimin e tij në shërbim të interesave të komunës.
Postimi i plotë:
Sot, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash mbajti mbledhjen e rregullt, ku u diskutua për përgatitjet rreth zgjedhjeve lokale që na presin.
Me unanimitet të plotë, strukturat e degës vendosën që të nominojnë z. Shaban Shabanin si kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit.
Ky vendim është rezultat i besimit dhe vlerësimit të lartë që z. Shabani gëzon brenda partisë dhe në mesin e qytetarëve, për përkushtimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të interesave të komunës sonë./Lajmi.net/