Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të kosovës (PDK), është mbledhur në ora 11:00 për një takim. Teksa seanca konstituive pritet të fillojë nga ora 12:00.
Se ky takim do të mbahet ka qenë deputetja e zgjedhur Arian Musliu-Shoshi e cila e ka konfirmuar.
“Tani kemi takimin prej orës 11:00 dhe do të marrim një vendim”, ka thënë Musliu-Shoshi.
Ndryshe kjo seancë është tentativa e dytë e kuvendit pasi dy ditë më parë seanca u ndërpre si pasojë e mos votimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. /Lajmi.net/