PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për një Qeveri të re, Bedri Hamza është zgjidhja

Sot gjatë ditës Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kryesisë. Në të sipas njoftimit në llogarinë zyrtare në Facebook të partisë është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Ndërkaq, edhe kandidati për Kryeministër nga radhët e kësaj partie, Bedri Hamza, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me punën që është bërë…

Lajme

13/09/2024 16:26

Sot gjatë ditës Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kryesisë.

Në të sipas njoftimit në llogarinë zyrtare në Facebook të partisë është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Ndërkaq, edhe kandidati për Kryeministër nga radhët e kësaj partie, Bedri Hamza, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me punën që është bërë në përpilimin e programit dhe ofertës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës i kanë dhënë mbështetjen e plotë Kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, në raport me punën dhe programin e tij qeverisës.

“Partia Demokratike e Kosovës, me 9 shkurt të vitit 2025, në zgjedhjet e reja parlamentare në vend, përmes kandidatit të saj Bedri Hamza, ofertës së tij programore dhe listës së kandidatëve për deputetë, do t’i jap vendit një Qeveri të re që rikthen shtetin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet në njoftimin e shkruar të PDK-së./Lajmi.net