PDK mban mbledhje të Kryesisë, paralajmëron rrezik për rendin kushtetues dhe kundërshton procesin për president

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhje të Kryesisë, ku ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Sipas njoftimit, PDK ka dënuar përpjekjet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të njëanshme, duke i cilësuar ato si shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe rrezik për rendin kushtetues.…

Lajme

28/04/2026 16:27

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhje të Kryesisë, ku ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Sipas njoftimit, PDK ka dënuar përpjekjet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të njëanshme, duke i cilësuar ato si shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe rrezik për rendin kushtetues.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se veprime të tilla cenojnë seriozisht themelet demokratike të shtetit dhe mund ta çojnë vendin drejt, siç u shpreh ai, “anarkisë politike”.

“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë,” është shprehur Hamza.

Në njoftim, PDK thekson se shteti i Kosovës është ndërtuar me sakrificë dhe se çdo devijim nga Kushtetuta dhe ligjet përbën rrezik për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit.

Partia opozitare ka shtuar se Kushtetuta nuk mund të interpretohet sipas interesave politike ditore dhe se do të ndërmarrë të gjitha veprimet politike dhe institucionale për mbrojtjen e rendit demokratik. /Lajmi.net/