PDK mban konferencë për media pas vendimit të Kushtetueses

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë sot (e premte) një konferencë për media, pasdite në orën 15:30, në selinë qendrore të partisë në Prishtinë. Konferenca vjen vetëm pak orë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë kërkesës së dorëzuar nga deputetët e PDK-së përmes avokatit të tyre,…

Lajme

08/08/2025 14:26

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë sot (e premte) një konferencë për media, pasdite në orën 15:30, në selinë qendrore të partisë në Prishtinë.

Konferenca vjen vetëm pak orë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë kërkesës së dorëzuar nga deputetët e PDK-së përmes avokatit të tyre, Faton Fetahu, transmeton lajmi.net

Me këtë vendim, Kushtetuesja konstatoi se është shkelur aktgjykimi i saj i mëhershëm nga ana e shumicës parlamentare dhe kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

PDK pritet të paraqesë qëndrimin e saj pas këtij zhvillimi të rëndësishëm politik dhe juridik, që ka të bëjë me zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës./lajmi.net/