PDK, LDK e AAK vazhdojnë ‘seancën’, nuk largohen nga salla e kuvendit
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe AAK kanë vendosur që të mos e lirojnë sallën ku zhvillohen seancat. Deputetët kanë vazhduar të qëndrojnë në hapësirat e Parlamentit, anipse kryesuesi i seancës Avni Dehari e ka mbyllur seancën. Mbyllja e kësaj seance ka shënuar…

Lajme
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe AAK kanë vendosur që të mos e lirojnë sallën ku zhvillohen seancat.
Deputetët kanë vazhduar të qëndrojnë në hapësirat e Parlamentit, anipse kryesuesi i seancës Avni Dehari e ka mbyllur seancën.
Mbyllja e kësaj seance ka shënuar edhe dështimin e tentativës së 41-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Përpos deputetëve të PDK,LDK dhe AAK-së, në sallë nuk janë deputetët e tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje e Guxo./Lajmi.net/