PDK konfirmon pjesëmarrjen e Memli Krasniqit në takimin e ftuar nga Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar sot në takim liderët e partive politike në vend. Takimi në fjalë është thirrur për ditën e nesërme në ora 16:00. Kjo ftesë e Kurtit erdhi pasi Gjykata Kushtetuese mbrëmë publikoi aktgjykimin ku thuhet se deputetët kanë 30 ditë kohë për të konstituar kuvendin. E në takimin e…

Lajme

27/06/2025 12:03

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar sot në takim liderët e partive politike në vend.

Takimi në fjalë është thirrur për ditën e nesërme në ora 16:00.

Kjo ftesë e Kurtit erdhi pasi Gjykata Kushtetuese mbrëmë publikoi aktgjykimin ku thuhet se deputetët kanë 30 ditë kohë për të konstituar kuvendin.

E në takimin e nesërm të Kurtit do të shkojë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasnqii.

Kjo u konfirmua nga deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.

“Kryetari jonë, z. Krasniqi e përfaqëson partinë në takim dhe qëndrimet që dalin pas atij takimi i shpreh kryetari”.

Gruda tha se takimi i thirrur nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk është kompromis politik.

Sipas tij, zgjidhja është kthimi në votim të hapur pasi sipas tij, këtë frymë e përfaqëson edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese./Lajmi.net/