PDK kërkon seancë, deputetët sot shkojnë në Kuvend
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se sot do të shkojnë në Kuvendin e Kosovës duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës konstitutiv, Avni Dehari, që të thërrasë seancën për vazhdimin e formimit të institucioneve në vend. Kjo është bërë e ditur nga sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila deklaroi…
Lajme
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se sot do të shkojnë në Kuvendin e Kosovës duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës konstitutiv, Avni Dehari, që të thërrasë seancën për vazhdimin e formimit të institucioneve në vend.
Kjo është bërë e ditur nga sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila deklaroi se deputetët e kësaj partie do të jenë sot në Kuvend.
Çitaku konfirmoi përmes një lidhje direkte se PDK do të jetë sot në Kuvend.
“Ne do të shkojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme, dje dhe gjatë ditëve që kemi kaluar, kemi pasur takime intensive me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha dje Çitaku në emisionin “Jehona Politike”./Lajmi.net/