PDK kërkon rivotim në Mitrovicë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda sot në një konferencë për media ka folur në lidhje me parregullsitë e raportuara në procesin e votimit në Mitrovicë. Ai ka thënë se çështja e kodit në fletëvotime nuk është vetëm një çështje tekike, por ligjore dhe përmbajtësore që ndikon në sigurinë e votës dhe në legjitimitetin e procesit…

Lajme

11/11/2025 12:26

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda sot në një konferencë për media ka folur në lidhje me parregullsitë e raportuara në procesin e votimit në Mitrovicë.

Ai ka thënë se çështja e kodit në fletëvotime nuk është vetëm një çështje tekike, por ligjore dhe përmbajtësore që ndikon në sigurinë e votës dhe në legjitimitetin e procesit zgjedhor.

Gruda ka përmendur rastet konkrete të konstatuara me këtë parregullsi janë si në vijim:

“Në shkollën “Avdullah Shabani” janë gjetur tri fletëvotime që i takonin një klase tjetër

Në shkollën “Ismajl qemali” është gjetur një fletëvotim që i përkiste qendrës së votimit në universitetin “Isa Boletini”

Në një klasë tjetër në shkollën avdullah Shabani, është gjetur një fletëvotim që i përkiste qendrës së votimit në shkollën “Migjeni”

Në shkollën Migjeni është gjetur një fletëvotim që i përkiste një klase tjetër dhe i përkiste një klase tjetër”, ka thënë Gruda.

Ai ka thënë se në kutitë që janë numëruar në Mitrovicë, është vërejtur se ka fletëvotime të shumta që janë bartur nga një klasë në tjetrën dhe nga një shkollë në tjetrën.

“Të gjitha këto dyshime shtohen kur ne shohim që Mitrovica është e vetmja komunë në Kosovë, ku pjesëmarrja e qytetarëve në balotazh është më e madhe se në raundin e parë. Ju e dini se në vitin 2011, Mitrovica ka shkuar në rivotim për shkak të dështimit të baterive, pra dështimit të KQZ-së për të garantuar procesin e rregullt.  Këtë herë dështimi i KQZ-së është më i madh, më serioz dhe absolutisht ndikues në rezultatin e këtij procesi. Të gjitha këto janë shkelje të qarta të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë dhe rregullave të KQZ-së, dhe ngrehin dyshime për lëndim të procesit zgjedhor dhe aktivizim të “trenit bullgar” që është një mekanizëm që mundëson manipulimin dhe blerjen e votës. Për të vënë në funksion atë mekanizëm, mjafton një fletëvotim i devijuar, në këtë rast ka disa fletëvotime që janë gjendur në vendin që nuk do të duhej të ishte”, ka thënë Gruda.

Ai ka thënë se PDK përveç denoncimeve të bëra dhe dorëzimit të fakteve pranë organeve të rendit dhe drejtësisë, sot do të dorëzoj ankesë në PZAP ku do të bashkangjiten të gjitha provat relevante, deklaratat e komisionerëve të PDK-së dhe gjithashtu kanë kërkuar që kamerat që ndodhen në klasa të administrohen si prova edhe pranë Prokurorisë së shtetit.

PDK ka kërkuar rivotim në Mitrovicë.

“PDK vlerëson se integriteti i procesit zgjedhor në Mitrovicë është cenuar rëndë, janë shkelur ligji për zgjedhjet në Kosovë dhe standardet e njohura të Komisionit të Venecias për një proces të lirë. Në këto kushte, paraqes kërkesat e PDK-së Ne kërkojmë që Mitrovica të shkoj menjëherë në rivotim, sepse janë disa qendra të mëdha ku janë vërejtur parregullsi Kërkesa jonë për rivotim në Mitrovicë do të paraqitet edhe si ankesë menjëherë pas kësaj konference në PZAP”, ka thënë Gruda. /Lajmi.net/