PDK kërkon debat për rritjen e çmimit të rrymës, VV refuzon të votojë
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar në seancën që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës. PDK ka kërkuar që kjo të bëhet menjëherë.

Lajme
Por, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar këtë vendim, shkruan lajmi.net.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk ka kuorum për këtë çështje urgjente dhe se kanë votuar vetëm 36 deputetë.
“Kuvendi nuk ka pasur kuorum për këtë çështje urgjente. 36 deputetë kanë votuar.”, tha Konjufca.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit. /Lajmi.net/